Zjarr në fshatin Lapardha në Berat, digjen disa rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

Zjarr në fshatin Lapardha në Berat, digjen disa rrënjë ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

Pamje nga shuarja e flakëve

Një zjarr ka rënë në ullishtat  dhe shkurret e fshatit Lapardha në Berat. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 200 m2 shkurre si dhe disa rrënjë ullinj.

Forcat Zjarrfikëse të Beratit vunë nën kontroll flakët, ndërsa në afërsi të vatrës kishte edhe shtëpi banimi si dhe një sipërfaqe me sera.

Pas vënies nën kontroll u arrit edhe fikja e zjarrit. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht mendohet se shkaku i zjarrit ishte linja elektrike e amortizuar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit

Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit