Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, duke avancuar drejt zonës së banuar.

Zjarrfikësit, emergjencat civile dhe banorët janë angazhuar për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin afrimin pranë vatrave dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër, në operacion rreth 220 forca! Vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë, pamje me dron (VIDEO)