VLORË- Bypassi i Vlorës është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për të shuar flakët.

Edhe zona e mbetjeve në Vlorë ëstë përfshirë sërish nga flakët. Kjo është hera e disatë që kjo zonë merr flakë, dyshimet janë se është i qëllimshëm.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
VIDEO/ Zjarr masiv në Vlorë, përfshihet nga flakët sërish fusha e mbetjeve

Është përfshirë sërish  nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Tre automjete të zjarrfikëses kanë shkuar për të mos lejuar përhapjen e flakëve.