Zjarr në fshatin Virion në Berat, digjen 4 ha me dru frutore! Terreni i vështirë, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore

BERAT- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pllajën e mbjellë me dru frutor në zonën malore të fshatit Virion. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur deri tani 4 ha me dru frutore, ndërkohë që terreni i vështire malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.

Deri më tani zjarrfikësit janë duke punuar me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës, duke e vënë deri diku zjarrin në kontroll edhe pse ka ende vatra të nxehta në të gjithë territorin.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet se mund të jetë shkaktuar nga vetë banorët, duke djegur mbeturinat.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja