Zjarr në Fushë-Krujë, flakët përhapen nga era dhe rrezikojnë banesat në Kënetën e Dervenit (VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Një zjarr ka rënë në Kënetën e Dervenit në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve për Report Tv, një sipërfaqe e gjerë me kallamishte është përfshirë nga flakët në Kënetën e Dervenit, e cila ishte tharë përgjatë verës.

Zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte si dhe ka djegur një sipërfaqe me pemë frutore.

Jo larg zjarrit ndodhen disa banesa të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve. Zjarrfikësja e Niklës, po mundohet të lokalizojë flakët dhe në ndihmë të saj është nisur edhe zjarrfikësja e Krujës, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi.

Zjarri ka dëmtuar dhe faunën që strehohet në këtë kënetë, si shpendë të ndryshëm, lepuj etj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)