Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Flakët kanë përfshirë garazhin e një shtëpie në qendër të qytetit.

Fillimisht nga zjarri, rrezikoheshin disa banesa pasi e gjithë zona është e mbushur me shtëpi private, por me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse flakët janë vënë nën kontroll .

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar rënien e zjarrit.