Një zjarr ka rënë në zonën e Kërcullës në Gjirokastër ku janë shkrumbuar 5 hektarë kullota dhe 3 hektarë pyllë me pisha.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Foto nga zjarri në Gjirokastër, në vendin e quajtur Kërculla

Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë të pamundur shuarjen e flakëve me ujë, dhe për pasojë po punohet për fikjen e zjarrit me mete rrethanore.

Drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër, Kujtim Bizhga ka thënë për Report Tv se po punohet intesivisht për të fikur zjarrin.

Foto nga zjarri në Gjirokastër, në vendin e quajtur Kërculla