Një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha ka përfshirë këtë pasdite fshatin Golem të Lushnjës, i cili ka rrezikuar që të djegë edhe disa banesa.
Zjarri ka nisur pranë shinave të hekurudhës, por të favorizuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi në zonë.
Për shuarjen e vatrave, janë angazhuar vetë banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.
Komento