IRAN-Të paktën 30 zjarrfikës kanë humbur jetën dhe 75 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër tregtare në Teheran.

Ndërtesa 17 katëshe u evakua pjesërisht por në momnentin kur ajo u shemb zjarrfikësit ishin duke punuar në tentativë për të shuar flakët e zjarrit.

 Gratacela e ndërtuar në vitet 60 ndodhej në qendër të Teheranit.  

Shembja dramatike e strukturës 17-katëshe u transmetua drejtpërdrejtë në television duke ofruar pamje dramatike

 Agjensia iraniane e lajmeve Tasnim raporton se zjarri ka nisur në katin e nëntë.Televizioni shtetëror nga ana tjetër sqaron se Plasco sic njihej edhe ndërtesa është përballur me zjarret edhe në të kaluarën.

Muajt e fundit, drejtuesit e bizneseve ishin paralajmëruar vazhdimisht se duhet të largoheshin nga ndërtesa për arsye sigurie, duke kujtuar se ndertesa ishte perfshire edhe here te tjera nga flaket. Presidenti Hassan Rouhani urdhëroi nisjen e menjëhershme të një hetimi, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit mendohet se do të kërkojë e pakta dy ditë.
 
[gallery]20649[/gallery]