Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kullën e presidentit të SHBA-ve, Donlad Trump, “Trump Tower”, dukë lënë një të vdekur. Në përpjekje për të shuar flakët, edhe gjashtë zjarrëfikës kanë mbëtur të lënduar. Viktima është një 67-vjeçar, banues në katin e 50-të të kullës.
Ai u dërgua në spital në gjendje kritike dhe humbi jetën disa minuta më vonë tha Departamenti i Policisë në News York. Zjarri u vu në kontroll pas dy orësh luftë me flakët nga forca të shumta zjarrëfikësesh.
Në kullë nuk kishte pjestarë të familjes Trump, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë ka falenderuar publikisht përmes një postimi në Tweeter zjarrëfikësit për punën e bërë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Komento