FIER-Pacientët dhe stafi në Urgjencën e Fierit kanë përjetuar disa momente paniku, kjo pasi në katin e parë të spitalit ka rënë zjarri.
Report Tv mëson se ka marrë flakë makineria e larjes së grafive, por për fat të mirë zjarri është shuar me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi të mundshme. Mësohet se është bërë i mundur evakuimi menjëherë i personelit mjekësor nga dhoma, teksa pas disa minuta “luftë” me flakët, zjarri është shuar. E ndërsa, 2 pacientë janë zhvendosur në spitalin 'Memorial', për të marrë kujdesin e duhur mjekësor, për të cilin kishin ardhur në Urgjencë.
Imazheristi Aristotel Kusta tregon se shkak mund të ketë qenë një shkëndije elektrike.
“Lavatriçja e larjes së filmave ka marrë flakë, se di për koston, ka marrë flakë para një ore, nuk kishte paciente, është laborator që nuk ka lidhjen me pacientë. Bëri masë dhe shkaktoi flakë, kishte dollape”, tha imazheristi Aristotel Kusta.
Nëndrejtori i spitalit, Ramadan Çepele tha se kjo nuk do të ndikojë që pacientët të marrin shërbim.
“Për 1 orë fillojmë punën në pjesën tjetër të Urgjencës, mendojmë që nuk të ketë qenë një shkëndijë elektrike, kjo nuk do i pengojë pacientët që të marrin shërbim, kemi bërë evokim të 2 pacientëve të spitali ‘Memorial”, tha Çepele.
Report Tv ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku shikohet tymi i zi i cili dilte nga dritarja e katit të parë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punojnë të zbardhur të plotë rrethanat.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.5%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto
31 Dhjetor 2024, 15:48
-
Aksident në autostradën Lushnje Fier, përplasen 3 mjete, shkaktohet radhë e gjatë trafiku
31 Dhjetor 2024, 14:13
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Viti i Ri/ Sekuestrohen 100 kuti me fishekzjarrë në Fier, në hetim 3 pronarët e dyqaneve
31 Dhjetor 2024, 10:01
-
Qeveria miraton kontratën koncesionare për segmentin Lekaj-Fier, pjesë e Korridorit Blu! Për 35 vite kalimi do bëhet me pagesë
31 Dhjetor 2024, 01:06
Kur ka mase duhet te stakohet automati apo istalimet elekrike i bejne pa automat
Përgjigju