TIRANË- Një apartament në katin e pesë tek banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë pritet të bëhen verifikimet në daljen e një përgjigje përfundimtare.
Siç shihet në foton që Shqiptarja.com disponon shtëllunga tymi kanë 'pushtuar" qiellin, por fatmirësisht familjarët shpëtojnë mrekullisht, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Foto nga vendi i ngjarjes
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.