KAVAJË- Ditën e sotme, një zjarr i madh përfshiu ish-fabrikën e qelqit.
Mësohet se një person, teksa po digjte mbeturinat, zjarri i është përhapur duke marr përmasa të mëdha duke vënë në rrezik në këtë mënyrë dhe shtëpitë afër zonës së përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset e Kavajës dhe dy zjarrfikëse të Rrogozhinës, të cilat pas disa minutave kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht, flakët u arritën të vihen në kontroll brenda një kohe të shkurtër, dhe nuk ka më rrezik për banesat.
Komento