Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)

ELBASANPrej mëngjesit të së hënës Bashkia e Elbasanit është përballur me një situatë të vështirë zjarri në kodrat pranë fshatit Valas. Pas disa orë luftë me flakët zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen totale të tij. 

10 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 punonjës, efektivë zjarrfikës, emergjencat civile, punonjës të shërbimeve publike dhe banorë të zonës kanë punuar për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Terreni i vështirë dhe era e fortë vështirësuan punën e ekipeve.  Janë rreth 5 ha kodra me pemë frutore, kryesisht ulliështe të përfshira nga flakët. Në terren ka qenë edhe kryetari i bashkisë Gledjan Llatja.

Puna e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të mos prekë banesat, stacionet e depove të ujit të Bashkisë Cerrik dhe nënstacionin elektrik të Bashkisë Cerrik. 

 

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic