TIRANË – Dy vatra zjarri kanë përfshirë kodrat e Selitës, në periferi të kryeqytetit. Policia raporton se zjarri është larg qendrave të banuara, por problemi kryesor është pamundësia e makinave zjarrfikëse për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë e bën të pamunduar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës në flakë. Banorët kanë telefonuar rreth orës 18.20 në polici për të sinjalizuar rënien e zjarrit, por deri më tani ai vazhdon të djegë pemët përreth. Mendohet se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme për shkak të përdorimit të hapësirave për interesa private.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)








