VIDEO/ Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier, digjen shkurre e rrënjë ulliri

FIER- Një zjarr ka rënë në kodrat e Vajkanit në Fier. Si pasojë e flakëve, deri më tani janë djegur shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Komandanti i zjarrfikëses, Zija Hyka tha se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi

“Zjarri ku ndodhemi në Vajkan është i përhapur. Terreni është i vështirë, po operojmë me 5 automjete zjarrfikëse. Ka ardhur në ndihëm bashkia e Lushnjës, Roskovecit dhe forca nga bashkia e Patos. Po punojmë me mjete dhe krah. Nuk ka rrezik për banesat, ndodhen larg”, tha komandanti zjarrfikës Zija Hyka.

Ende nuk dihet si ka nisur zjarri, nëse ka qenë i qëllimshëm ose jo. Në vendngjarje janë 5 zjarrfikëse, ku në ndihmë të Bashkisë së Fierit, kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Lushnjës, Roskovecit dhe Patosit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre