Zjarr në kodrat midis Radostinës dhe Shëndëllisë në Fier, digjen parcelat me ullinj! 4 zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët

Një zjarr vatër zjarri ka marrë përmasa masive në kodrat midis Radostinës dhe Shëndëllisë në Fier. Zjarri është pikasur mesditën e sotme nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.

Fillimisht flakët kanë përfshirë bimësi dhe më pas të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në parcelat me ullinj.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 4 zjarrfikëse të Fierit, një mjet zjarrfikës i Roskovecit dhe një i kompanisë Albpetrol, të cilat i janë bashkuar aksionit për neutralizimin e flakëve.

Flakët janë duke iu afruar zonës pyjore ndërkohë që terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj