Zjarr në kodrën e Mimiasit në Berat, në flakë pylli me pisha! Terreni i vështirë, zjarrfikësit në zonë me mjete rrethanore! Drejtori Hoxhallari: Të qëllimshëm (VIDEO)

Një zjarr i madh është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatin Mimias, pikërisht në pyllin me pisha të kësaj zone. Zjarri është pikasur nga banorët që kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, të trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave, që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha. Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e Repartit të MZSh-së Berat, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës ka bërë që ata të punojnë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për ta vënë zjarrin nën kontroll, duke e përshkruar në këmbë rrugën drejt zonës së zjarrit. Terreni tepër i vështirë e bën të pamundur që mjetet e zjarrfikëseve të mund të shkojnë aty ku janë vatrat e zjarrit, ndërsa zjarri raportohet që po vijon të përparojë, i favorizuar edhe nga era. Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët, pasi vetë banorët në këtë sezon pastrojnë barërat e thata duke u vënë flakën dhe në shumë raste zjarri u del jashtë kontrrollit. E ndërsa zjarri vijon të shkrumbojë ç ‘gjen përpara, deri tani raportohet se janë djegur sipërfaqe të mëdha me pisha shekullore.

Muaji Mars i këtij viti ka qenë një muaj i pazakontë në krahasim me vitet e tjera. etëm të  gjatë 25 ditëve të marsit janë shfaqur 30 zjarre ndër to 20 janë në pyje dhe kodrat përreth 10 të tjerë banesa dhe automjete.

Drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Berat Ervin Hoxhallari është shprehur për Report Tv se ky muaj ka qën i pazakontë .Në këtë muaj një vit më parë kemi pasur thjesht problematika në banesa apo automjet kursesi zjarre në pyje apo plantacionet me drurë frutor. Megjithëse kemi terren kodrinor dhe malor dhe ka qenë tepër e vështir për mjetet tona madhe dhe rrezikshme gjithsesi ne si repart  kemi mundur të gjendemi në kohë duke shpëtuar jetë njerëzish apo banesat dhe duke vën nën kontroll zjarret në pyje. Ne punojmë në frymën e  një skuadre ndaj kemi dhe rezultat. Ndërkoh që përsa përket zjarreve që janë shfaqur këtë muaj e theksoj të pazakontë janë zjarre të qëllimshme ,fermerët shpesh pastrojnë barërat në parcelat e tyre dhe shpesh zjarri u del jashtë kontrollit por  nuk përjashtohen edhe ata persona që djegin nga konkurrenca si dhe vënë zjarre të qëllimshme për të hapur toka për ushtrim biznesi karriera guri apo për hapje të kullotave. Ne jemi gjithmonë bë bashkëpunim me drejtorin vendore të policisë së qarkut Berat për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të vënies së zjarrit. Drejtori Hoxhallari shprehet se autorët e vënieve të zjarreve të   qëllimshme do të përgjigjen para ligjit. Qyteti ynë është një qytet i vjetër me banesa dhe lagje muzeale por bashkia Berat ka përfunduar edhe  infrastrukturën e hidranteve duke montuar  të  çdo rrugicë dhe në vende të dukshme  si repart qëndrojmë gjithmonë në gatishmëri pasi shpejtësia dhe puna në skuadër është çelësi u suksesit. Apeli im  iu lutem qytetarëve dhe fermerë të jeni të kujdesshëm me zjarrin nuk bëhet shaka një gabim i vogël iu kushton shumë në jetët tuaja  banesat apo gjithçka ju keni.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?