Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë lagunën e Knallës në Shëngjin. Zjarri në këtë zonë vijon të jetë aktiv prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri tani janë djegur 10 hektarë tokë.
Flakët nuk rrezikojnë banesat e zonës, por ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Të njëjtat burime raportojnë se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ndërsa nuk është kërkuar ende një ndërhyrje nga ajri.
Kjo është një ngjarje e përsëritur pasi edhe dy javë më parë kishte flakë me përmasa të mëdha në lagunën e Knallës. Në të dyja rastet dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme por flakët mund të jenë shkaktuar edhe nga pakujdesia e banorëve të zonës.
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke alarmuar autoritetet ndërsa ende nuk ka një person të ndaluar.
Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12:00 të ditës së sotme në zonen lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flakët kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.