Një zjarr ka rënë rreth orës 15:00 në fshatin Livadhja në Sarandë, si pasojë e një shkëndijë elektrike që është shkaktuar nga kabina elektrike.
Si pasojë e zjarrit ka marrë zjarr një parcelë me ullinj dhe kullota. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve, policisë dhe banorëve të zonës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga përhapja e zjarrit janë dëmtuar rreth 5 dynym me shkurre dhe 10 ullinj 5-6 vjeçar.
Komento