HIMARË- Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në Lukovë të Himarës ku si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinjsh, pemë dhe shkurre. Gazetari i Report Tv, Limos Disdani bën të ditur se zjarri që kishte rënë në zonën e ullishtes është izoluar nga banorët pasi shërbimi zjarrfikës e ka patur të pamundur që të ndërhyjë në zonë për shkak të terrenit.
Shkaqet e këtij zjarri ene nuk dihen, megjithatë flakët janë shuar tërësisht në mesnatë. Ndërkohë vatra zjarri janë shfaqur në disa zona të vendit si në Pukë, Vaun e Dejës, Gjirokastër Fier e Sarandë. Ndërsa shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri dhe vazhdimisht ka bërë thirrje qytetarëve që tu drejtohen atyre në rast se shohin vatra zjarri.
himare.jpg" style="height:433px; width:780px" />