Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një magazinë me bojëra në Fier. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në zonën e quajtur "Azotiku", në magazinën e marrë me qira nga shtetasi E.H.
Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gazetari i Report TV, Kristaq Thano thotë se nga brenda magazinës janë dëgjuar edhe shpërthime.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Komento