Zjarr në Malin e Dajtit, Goxhaj: Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit (VIDEO)

Një vatër e madhe vijon të jetë aktive edhe sot në Malin e Dajtit edhe gjatë ditës sotme.

Zjarri ka rënë në territorin e fshatit Priskë, dhe aktualisht zjarrfikëset janë në vendin e ngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se zjarri është në terren të thye malor, ku ndërhyrja është shumë e vështirë. Forcat zjarrfikëse janë fokusuar në mënyrë që zjarri mos të shpërndahet në drejtim të banesave.

Goxhaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv, se "për periudhën në të cilën ndodhemi dyshimi është për zjarrvënie të qëllimshme".

"Kemi pasur me dhjetëra zjarre, ngjarje të shumta në Tiranë, dhe mendojmë se janë të qëllimshme. Do punojmë në bashkëpunim me policinë e shtetit, që autorët të japin llogari, se shkaktojnë dëme të mëdha për zonat", tha Goxhaj.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e rënies zjarrit

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktori: 24/03/2019 15:24

    Armiqet kaosin qe polikanet sjqiptare e krijuan ne vendin tone po e shfrytzojne tragjedine tone qe nga veriu e ne jug per sabotazh.Ushtrija shqiptare policija te bahet me vigjilent se armiku nuk flene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb