Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës. Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.

Vendosja nën kontroll e flakëve është e vështirë edhe për shkak të erës, pasi po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit, njëkohësisht po vështirëson dhe punën për shuarjen e tyre. 

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës, të cilët janë kthyer në problem për zjarrfikësit në thuajse çdo sezon veror. Ata i vënë flakën arave të tyre por shkaktojnë zjarre masive që dalin jashtë kontrolli.

Në përditësim…