Zjarr në malin e Gjallicës në Kukës, vatrat aktive prej ditësh shkrumbojnë 10 hektarë me pisha

KUKËS- Prej më shumë se 10 ditësh punonjësit e shërbimit zjarrfikës, vijojnë punën dhe përpjekjet për të izoluar vatrat aktive të zjarrit në malin e Gjalicës, ku janë shkrumbuar mbi 10 hektarë me pisha dhe bimësi.

Ekipi zjarrfikës, zonat e mbrojtura, drejtoria e pyjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit në malin e Gjallicës, vatër e rënë në datën 25 korrik.

Pavarësishtë përpjekjeve me mjete rrethanore të punonjësve dhe banorëve të fshatit Shtiqën flakët nuk janë vënë në kontroll.

Aktualisht, zjarri ka përfshirë zonën e lartë me pisha halore të Gjallicës, duke dëmtuar një ndër pjesët më të bukura të saj.

Terreni i thepisur dhe lartësia e madhe, prej 2100 metra, është e pa mundur ndërhyrja e automjeteve.

Vatrat aktive të zjarrit  të favorizuara nga era, u përhapën ,me shpëjtësi në zonë. Gjatë këtyre 10 ditëve, e vetmja mundësi ishte ndërhyrja nga ajri, por një ndihmë e tillë nuk u pa, e tashmë shpresa e vetme janë reshjet e shiut për të shuar zjarrin.

Nderkohë, ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Gjalicës. Një helikopter ushtarak do te kryeje operacionin e hedhjes së ujit mbi vatrën e zjarrit

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku