SHKODËR- Pas më shumë se 2 orë e gjysmë, luftë me flakët, është shuar zjarri në malin e Taraboshit. Ndërhyrja e zjarrfikësve në Shkodër ka bërë të mundur shuarjen e një vatre zjarri të shfaqur pasditen e sotme, ku flakët rrezikonin seriozisht Fshatin e Paqes.

 Dy mjete të zjarrfikëses së Shkodrës, me mbështetjen e dy mjeteve nga Malësia e Madhe dhe Vau- Dejës, kanë bërë të mundur që zjarri fillimisht të vihej nën kontroll për t'u fikur tërësisht. Në total u angazhuan 20 forca zjarrfikëse, pjesëtarë të Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Policisë së Shtetit dhe vullnetarë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarr, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë e qëllimshme.