Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, banesa ka qenë e pabanuar në momentin e rënies së zjarrit. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur fikjen e tyre, duke shmangur përhapjen e mëtejshme.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm në orenditë shtëpiake brenda banesës. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga grupi hetimor.
Komente












