Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Durrësit në lagjen numër 5. Apartamenti ndodhej në katin e pestë të një pallati. Brenda banesës ndodheshin një çift i moshuar, të cilët janë transportuar në spital në gjendje asfiksie. Gruaja mësohet se ka qenë e moshuar, rreth moshës, 83 vjeç, dhe është nxjerrë jashtë banesës nga komshiu i saj.
E moshuara është dërguar në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar ndërsa komshiu që e shpëtoi nuk ka dëmtime dhe po kontrollohet nga mjekët në spitalin e Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në kuzhinë e më pas është shpërndarë në ambientet e tjera të banesës.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Forcat zjarrfikës kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.08.2018, rreth orës 11:20, në lagjen Nr.5 Durrës ka rënë zjarr në banesën e shtetases M.Sh. 82 vjeçe, e cila është asfiksuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A.Sh. 62 vjeç i ka ofruar ndihmë shtetases M.Sh. për të dalë nga banesa dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.