Kati i tretë i një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ndërsa paraprakisht shkak dyshohet një rrjedhje nga bombola e gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 minuta.
Familjarët nuk kanë qenë në banesë, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësen, e cila ka shuar flakët.
Fatmirësisht ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale. Banorët e pallatit janë evakuuar për disa minuta deri sa flakët janë shuar plotësisht.
Komento