KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë në qytetin e Korçës, ku një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qytetit ku mësohet se shkak është bërë ngrohësja dhe si pasojë kanë marrë flakë mobiljet.

Mësohet se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, pa u bërë rrezik për banesat e tjera.