VIDEO/ Zjarr në një banesë në Berat, i moshuari spërkat me benzinë katin e tretë të vilës ku banonte! Shpëtohet nga zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë në një vilë trekatëshe në Berat në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish "Pjeshkorja" pranë Sigurimeve Shoqërore. Një i moshuar ka qenë brenda në banesë, por ka arritur që të shpëtojë.

Menjëherë shkoi në vendngjarje grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikëse dhe konstatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzinë dhe kishte shpërthyer në flakë. Dyshohet se ka qenë vetë i moshuari ai që i ka spërkatur me benzinë banesën, prandaj është vënë edhe në hetim nga policia për veprën penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr”..

Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha për shkak dhe të konstruksionit të banesës prej dërrase. Burime nga grupi hetimor tregojnë dhe rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se djali i tij ka marrë të ëmën për një vizitë mjekësore në Itali, por i moshuari pretendon se është e qëllimshme për ta lënë vetëm dhe në nerva e sipër i ka vënë flakën banesës.

Për shuarjen e zjarrit  u ndërhy edhe me 2 mjete të tjera zjarrfikëse. Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit. Pronari i banesës, Dritan Qato nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, Shain Qato, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë