DEVOLL- Një 89-vjeçare ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e zjarrit që ra në banesën e saj.
E moshuara, e identifikuar si Nezaqet Gjoza, jetonte e vetme në banesë, ndërsa në shtëpinë ngjitur jetonte djali i saj me familjen.
Banesa u shkrumbua me shpejtësi dhe kur mbërriti shërbimi zjarrfikës, shtëpia ishte djegur e gjitha. Madje, për shkak të flakëve, ra edhe një pjesë e çatisë. Nuk dihen ende shkaqet.
Komento