Humb jetën 65-vjeçarja në Durrës! E moshuara u asfiksua nga rrjedhja e gazit të bombolës në kuzhinë

Humb jetën 65-vjeçarja në Durrës! E moshuara u asfiksua nga rrjedhja e gazit të bombolës në kuzhinë

Foto ilustruese

DURRËS- Një 65-vjeçare ka humbur jetën ën qytein e Durrësit pasi banesa e saj është asfiksuar nga rrjehdja e gazit në banesën e saj. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8 në Durrës ku për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë për ngrohje, e moshura ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një rrjedhje gazi nga një bombol që ndodhej në kuzhinë. 65 vjeçarja është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen.

Të ndjerës i ka vdekur burri rreth 2 vjet më parë nga covidi dhe jetonte me djalin e burrit. Djali i burrit ishte beqar dhe në momentin e rrjedhjes së gazit nuk ndodhej në banesë.

Ka qenë pikërisht ai që e ka gjetur të vdekur dhe ka njoftuar policinë. Pas këqyrjes së kufomës trupi është dërguar në morg për autopsi. Inspektori i Zjarreve pranë MNZ Durrës sqaron se në këtë ngjarje nuk ka pasur zjarr por vetëm rrjedhje gazi e për këtë arsye nuk ka pasur njoftim për shuarje zjarri.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i hedh dosjen me letra Veliajt, përplaset fizikisht me Halit Valterin

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i hedh dosjen me letra Veliajt, përplaset fizikisht me Halit Valterin