FIER- Një banesë në lagjen "15 tetori" është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në banesë jetonte vetëm pronari 60 vjeçar i cili fatmirësisht ka dalë nga ndërtesa duke mos pësuar lëndime.
Nga flakët rrezikohej edhe një kopësht fëmijësh që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit. Por fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në momentin e duhur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po merr në pyetje pronarin e banesës Asllan Lika, 60 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Shkaqet e zjarrit nuk bëhen me dije.