Fier/ Bie zjarr në një banesë në katin e 3 të një pallati, forcat zjarrfikësëse shuajnë flakët! Shpëtohen 2 të moshuarit

Fier-Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në lagjen '15 Tetori' në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve të Report Tv, zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4 - katësh.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë dy të moshuar, të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa, të ndihmuar nga forcat zjarrfikëse dhe nga fqinjët që jetonin aty pranë.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan menjëherë edhe dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Banesa e tyre u përfshi nga zjarri, ja momenti kur shpëtohen të moshuarit (VIDEO)

 

Një banesë në katin e 3 të një pallati 4 katësh u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier.

Në banesë, në momentin që ka rënë zjarri kanë qenë brenda 2 të moshuar, të cilët janë janë nxjerrë jashtë nga banesa.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet momenti kur policia dhe forcat zjarrfikëse ndihmojnë të moshuarit që të dalin nga banesa.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ildi: 24/10/2024 01:47

    Bravooooo e madhe per Policine Fier.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin