Një banesë në fshatin Lazarat është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se banesa është e pabanuar dhe brenda saj nuk kishte orendi.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.