Zjarr në një kodër me ullinj në fshatin Shelegar të Sarandës! Kryetari i fshatit për Report Tv: U rrezikuan 2 banesa, u evakuuan banorët! E vështirë ndërhyrja nga zjarrfikësja

SARANDË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj pranë fshatit Shelegar, ku për pasojë 350 rrënjë janë djegur totalisht e ndërsa rrezikohen edhe 500 të tjera. Flakët rrethuan dy banesa që ndodheshin aty pranë të cilat janë shpëtuar mrekullisht nga forcat e zjarrfikëses duke ndërhyrë në kohën e duhur edhe për evakuimin e banorëve. Rreth orës 11:00 të ditës së sotme është raportuar për zjarrin e rënë midis fshatit Shelegar dhe një fshati aty pranë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv zona është e mbuluar me tym dhe kodra me ullinj është djegur duke pësuar dëme të mëdha.

Në një lidhje live nga vendi i ngjarjes, kryetari i fshatit Shelegar, Ilmi Beduli nëpërmjet Report TV kërkoi ndihmë për ndërhyrje të tjera pasi terreni shumë i vështirë dhe era po favorizojnë përparimin e flakëve 200 m larg nga fshati Shelegar. Ndërsa në terren ka zbritur edhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe kryetari i Bashkisë Finiq, Kistaq Kiço. 

"350 rrënjë të djegura, po rrezikohet edhe 500 bimë afër kishës dhe po rrezikohet edhe Shelegari, kërkojmë ndihmë, kemi komunikuar me zjarrfikëset na kanë thënë do vijmë, zjarrfikëset e Delvinës dhe Finiqit janë të bllokuara, ndihmë vetëm ndihmë se me punëtorë nuk fiket zjarri, dëmi është i madh dhe po vazhdon të digjet. Situata është tepër e ndërlikuar nuk mund të flasim dot nga tymi. 2 shtëpi ishin të rrethuara nga flakët por shpëtuan falë ndërhyrjes së zjarrfikëses. Jemi në një distancë të shkurtër, vendi është shumë i pyllëzuar, era ndihmon zjarrin duke fryrë. Jemi në pritje të zjarrfikësve. Janë bllokuar nga terreni i vështirë", tha kryetari i fshatit.

Aktualisht 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë e qëllimshme. Zjarrvëniet e qëllimshme janë një problematikë me të cilën është përballur shpesh herë vendi ynë. Pak javë më parë, 2 persona i vunë zjarrin një sipërfaqeje në Malin e Tomorrit, duke shkaktuar dëme të mëdha e për pasojë ato u arrestuan.

 

 

 

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppsh: 23/07/2021 10:34

    Kryetari i fshatit???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë