BERAT- Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat. Lokali ndodhet pranë urës Goricës. Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka filluar në pjesën e kuzhinës dhe është përhapur në të gjithë ambientin duke shkrumbuar gjithçka brenda saj.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërkohë që është hera e dytë që në këtë lokal bie zjarr. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)