Një zjarr është regjistruar në një lokal në lagjen 13 të Durrësit. Lokali ndodhet pranë vendit të njohur si xhamia me katër minare.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë arritur që të vënë flakët në kontroll

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.