POGRADEC- Mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 një magazinë frigoriferike, e cila ishte dhe një pikë grumbullimi e produkteve bujqësore pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë duke djegur 350 tonë mollë. Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Në magazinën në pronësi të Haki Hykos janë regjistruar vetëm dëme materiale të konsiderueshme, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse nga Pogradeci dhe Maliqi punuan për shuarjen e flakëve. Pronari i magazinës, i tronditur për shkak të humbjeve të pësuara nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa akuzon zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë.
Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli tha se pronari nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa magazina shërbente si pikë grumbullimi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Djegia e magazinës në fshatin Petrushë në Pogradec, ka shkaktuar jo pak dëme, por plot 350 tonë mollë të djegura.
Haki Hyko, pronari i magazinës, i tronditur për shkak të humbjeve të konsiderueshme nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa akuzon zjarrfikëset se kanë mbërritur me vonesë.
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli tha se pronari nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë, ndërsa magazina shërbente si pikë grumbullimi, pronari e bëri pa ndihmën e shtetit.
Ai thotë se shkak i zjarrit dyshohet shkëndijë elektrike, ndërsa tha se pronari do t’i ofrohet mbështetje.
“Sipas të dhënave paraprake , megjithëse kërkon një ekspertizë sipas banorëve, mendohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuara flakët nga krahu përpara magazinës. Grupi i punës pas shuarjes se zjarrit do të japë verdiktin saktë. Vetë pronari i këtij objekti nuk ka siguruar magazinën. Bashkë me prefektin, grupin e emergjencave do të bëjmë një relacion, do të bisedojmë m Ministrinë e Bujqësisë, ASHBR sepse rasti në fjalë ka të bëjë me një pikë grumbullimi.”, u shpreh Xhakolli.