Zjarr në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella” në Tiranë. Sipas policisë, zjarri ka rënë në kabinën e transformatorit të pallatit rreth orës 14:10. Policia njofton se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

"Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.", njofton policia.