Zjarr në një pallat në Paris, 3 të vdekur dhe 28 të lënduar

FRANCË-Tre persona kanë humbur jetën dhe 28 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në Paris. Siç shkruajnë mediat, zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë 6-katëshe në Paris, ku të plagosurit kanë marrë lëndime nga thithja e tymit, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se mund të ketë ardhur nga restoranti në katin e parë të ndërtesës. Rreth 200 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për fikjen e flakëve, ku situata është në kontroll.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)