KORÇË- Ditën e sotme rreth orës 01:00 të mëngjesit, një pikë karburanti e dalë jashtë funksionit dhe dy makina janë përfshirë nga flakët në fshatin Velitërnë.
Fillimisht zjarri ka rënë në një kamion, në pronësit të V.B., 50 vjeç, dhe më pas ka përfshirë një autoveturë, e cila ka qenë e parkuar pranë karburantit.
Mësohet në kamion, shoferi ka patur një sobë të vogël me naftë për t’u ngrohur dhe si ngarkesë kishte polisterol ose e njohur ndryshe si bukë peshku. Sapo ka marrë flakë njëri prej mjeteve, më pas morën flakë të gjithë të tjerët me radhë derisa në fund zjarri ra edhe në karburant.
Njoftimi i policisë:
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 07.11.2018, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se në fshatin Velitërnë, ka rënë zjarr në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksionit.
Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.