BERAT- Një zjarr ka rënë pranë një servisi në hyrje të rrugës kryesore të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur ish-karburanti i shtetit.
Kanë qenë punonjësit e karburantit që kanë lajmëruar zjrrfikësen, të cilët brenda një kohe të shkurtër kanë mbërritur në vendngjarje. Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin.
Si pasojë e këtij zjarri mësohet se është shkrumbuar vendi i rojes së servisit ndërsa ka shpëtuar pjesa tjetër e servisit e cila ishte me automjete. Mësohet se zjarri ka qenë aksidental, roja pasi ka mbaruar turnin ka harruar të fikë ngrohësen me të cilën ngrohej.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.