Zjarr në një servis makinash në Shkodër, dyshimet e para

Zjarr në një servis makinash në Shkodër, dyshimet e para

SHKODËR- Një servis makinash në Shkodër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.    Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin  brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot