Zjarri masiv ka përfshirë një servis makinash në Xhafzotaj të Durrësit.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse të Durrësit dhe të Portit Detar.

Nuk ka njerëz të dëmtuar vetëm dëme materiale. Disa makina janë djegur siç shihet në pamjet e Report TV.

Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit.