Zjarr në një spital në Rusi, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë çatinë e një spitali në Rusi, duke bërë që njerëzit të hidhen nga dritaret në përpjekje për të shpëtuar.

Zjarri shpërtheu në Spitalin Qendror Nr. 3 në Yekaterinburg. Pamjet tmerruese tregojnë shtëllunga të dendura tymi të zi që ngrihen në qiell ndërsa shërbimet e zjarrfikësve nxitojnë për të shuar flakët.

Në videot e bëra virale në rrjetet sociale, njerëz shihen teksa dalin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve.

Sipas dëshmitarëve, kur shpërtheu zjarri ishin duke u kryer punime në çatinë e spitalit. Dyshohet se një sharrë elektrike mund të ketë shkaktuar flakët, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme ka njoftuar se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë dhe se 350 persona kanë arritur të dalin vetë nga ndërtesa. 48 persona dhe 16 njësi të pajisjeve të shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes. Për momentin, nuk ka raportime për viktima, megjithatë disa punëtorë janë lënduar.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë