Greqi- Një zjarr i madh ka rënë në një zonë pyjore në Kondoospotti në ishullin e Evias.
Sipas mediave greke, policia ka nxjerr urdhërin e evakuimit për banorët e dy fshtrave që rrezikohen nga zjarri.
Mësohet se deri tani janë evakuar rreth 250 banorë për arsye sigurie, e ndërsa zona më e prekur është ajo e Gujaratit.
Zjarri deri më tani ka djegur një pyll me pisha të dendur dhe po i drejtohet në fshatrave Kondotispotis dhe Stavrosit. Autoritetet kanë filluar evakuimin e banorëve për të shmangur një tragjedi tjetër të mundshme.
Në zonë kanë mbërritur rreth 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri. Për shkak të erërave të forta, zjarri është bërë i vështirë për t’u kontrolluar.
Rreth tre javë më parë Greqia u përfshi nga një zjarr madh që i mori jetën 94 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë.