Një zjarr i papritur ka rënë në një ullishte në fshatin Otllak në Berat, duke përfshirë 200 metër katror tokë e gjitha e mbjellë me ullinj.
Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e pemëve ullinj. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.