Një zjarr ka përfshirë një parcelë me ullinj në fshatin Zhupan të Fierit mesditën e sotme.  Vatra e zjarrit ka rënë në kodrat e Zhupanit, ku terreni i vështirë dhe erë ka favorizuar përhapjen e flakëve ,duke përfshirë bimë të shumta ulliri.

Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa  dyshohet që vatra e zjarrit është ndezur nga banorë e fermerë dhe më pas era ka favorizuar flakët duke i nxjerrë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, nga flakët u përfshinë kodrat e Levanit.